Vendos Federata, Spanjë – Kosovë do të luhet me 5 mijë tifozë

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit konsideron që ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës mund të zhvillohen me praninë e shikuesve në stadiume.

RFEF ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të lejohen 10% të shikuesve në duelet kundër Greqisë dhe Kosovës.

 

 

Me 25 mars, Spanja pret Greqinë në stadiumin Nuevo Los Cármenes në Granada, dhe rrjedhimisht 10% e kapacitetit të tribunave përkthehet me 2 mijë tifozë.

Ndërsa më 31 mars ‘Furria e kuqe’ është nikoqire e Kosovës në stadiumin ‘La Cartuja’ që është shumë më i madh se ai i Granadas, shkruan Indeksonline.

Nëse Ministria e Shëndetësië miraton kërkesën e Federatës Spanjolle, në ndeshjen Spanjë – Kosovë do të lejohen 5 mijë shikues.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të lejohen tifozët e Kosovës,  UEFA ka ndaluar për çdo kombëtare që të lejojë tifozët mysafirë në stadiume për shkak të situatës globale me Covid-19.


Shtuar 17.03.2021 15:18