Nga yll i futbollit në orëndreqës, ish-mbrojtësi i Juventusit i bën të gjithë për vete me arsyen

Pas largimit nga futbolli, ish ylli i Juventusit dhe i kombëtares zvicerane ka befuar me profesionin e ri si orëndreqës.

37-vjeçari hoqi dorë nga nga sporti më i ndjekur në botë në muajin gusht të vitit të kaluar, ndërsa ka filluar të bashkëpunojë me brendin zviceran të orave ‘Maurice de Mauriac’. Lichtsteiner bëri 108 paraqitje për përfaqësuesen e Zvicrës gjatë  karrierës së tij të pasur. Ai luajti po ashtu një vit te Arsenali mes 2018 dhe 2019. Mbrojtësi luajti  edhe për skuadra si Juventusi, Lazio, Lille.

Por, tani karriera e tij ka marrë plotësisht një kah tjetër, ndërsa në një intervistë për Reuters tha: “Dua të bëj diçka më produktive”.

Orët që do të rregullojë Lichteiner dhe të ardhurat nga to, do të shkojnë të gjitha për bamirësi. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 15:00