Bajrami: Të dhënat e BQK-së tregojnë se ekonomia po mbështetet te konsumi dhe importi

Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2025 i vërteton shqetësimet për rritjen e çmimeve, ngadalësimin ekonomik dhe shtimin e varësisë nga importi.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se, sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 3.6 për qind, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9 për qind, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe energjisë.

Duke kritikuar Qeverinë në detyrë, Bajrami u shpreh se edhe parashikimet e BQK-së për vitin 2026 mbeten shqetësuese, pasi pritet që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.5 për qind, ndërsa inflacioni të ngjitet në 6.7 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaroi se gjatë vitit 2025 importi i mallrave ka shkuar në rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti ka qenë vetëm rreth 869 milionë euro. Sipas saj, kjo nënkupton se Kosova ka importuar afërsisht tetë herë më shumë sesa ka eksportuar.

Bajrami bëri të ditur se deficiti tregtar ka arritur në rreth 6.1 miliardë euro, me një rritje prej 12.5 për qind në krahasim me vitin paraprak. Ajo shtoi se eksportet kanë pësuar një rënie të lehtë prej 0.2 për qind, ndërkohë që importet janë rritur për 10.6 për qind.

“Pavarësisht gjuhës tejet të kujdesshme të raportit dhe interpretimeve të moderuara këto janë shifra që nuk ka mundësi me u masku. Kjo është pasqyra më e qartë e një ekonomie që po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat – ekonomi që vuan nga inflacion i lartë, rritja ekonomike e pamjaftueshme, deficit tregtar në rritje, importi rekord dhe eksporti në rënie.”, shtoi Bajrami.

“Sipas BQK-së çmimi i energjisë elektrike është rritur për 11.5%, e kur rritet energjia, rritet kostoja për bizneset, rritet çmimi i produkteve dhe në fund krejt këto i paguan qytetari dhe kjo është kosto shumë e lartë se 100 Eurot që shpërndan Qeveria në kohë të zgjedhjeve”, shtoi Bajrami.

Ajo shtoi se Kosovës i nevojitet një politikë ekonomike që fokusin e kthen te prodhimi vendor, eksporti, ulja e kostos së energjisë për bizneset dhe hapja e vendeve të punës, pasi një ekonomi që importon 7 miliardë euro dhe eksporton më pak se 1 miliard euro nuk është e qëndrueshme, por e varur.


Shtuar 4.07.2026 19:23

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkPiabellacasinoHoliganbetjojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio