Prattipati në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë

Në manifestimin festiv “Thank You USA”, të organizuar nga Kryeqyteti me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, e ngarkuara me Punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, deklaroi se nuk njeh ndonjë shtet tjetër në botë më pro-amerikan se Kosova.

Të lidhura

None found

Prattipati: Nuk kam parë një popull me afërsi më të madhe ndaj SHBA-së sesa qytetarët e Kosovës

“Më keni dëgjuar ta them edhe më parë, por sonte e them me gjithë zemër. Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë. Populli i Kosovës, unë e njoh lojalitetin dhe lidhjet, ato janë të pashkatërrueshme. Respekti dhe afërsia që kam parë këtu janë të jashtëzakonshme. Kudo që kaloj, njerëzit më falënderojnë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe kjo më ka prekur thellësisht.

“Gjithçka që keni bërë këtu në këtë vend për të nderuar Shtetet e Bashkuara më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Kjo valë dashurie, afërsie, mirënjohjeje dhe falënderimi do të thotë shumë për Shtetet e Bashkuara dhe për mua personalisht. Të jem këtu për ta përfaqësuar vendin tim në një kohë kaq të veçantë është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Thjesht dua t’ju them faleminderit juve, popullit të Kosovës”, tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara e çmojnë këtë besim dhe këtë miqësi nga Kosova, duke rikujtuar mbështetjen amerikane në procesin e shtetformimit të vendit.

Prattipati: Shtetet e Bashkuara ia kthejnë Kosovës këtë afërsi dhe lojalitet

“Shtetet e Bashkuara ia kthejnë këtë afërsi dhe lojalitet. Ne e dinim në vitin 1999 se Kosova ishte gati të bëhej shtet. E dinim edhe në vitin 2008 se kishte ardhur koha që Kosova të ishte një shtet i pavarur, sovran dhe multietnik, që të zinte vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. E dinim se Kosova do të ishte një partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, dhe ju e keni dëshmuar këtë në 18 vitet e fundit”, tha ajo.

Sipas Prattipatit, megjithëse në raportet mes dy vendeve ka pasur momente mospajtimi, ato nuk e kanë cenuar partneritetin strategjik, përkundrazi, ajo shprehu besimin se këto marrëdhënie do të bëhen edhe më të fuqishme në të ardhmen.

Prattipati: Mes dy vendeve ka pasur edhe mospajtime, por nuk e kanë lëkundur partneritetin strategjik

“Po, kemi pasur mosmarrëveshje dhe çështje ku ndonjëherë nuk jemi pajtuar, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bërë aq shumë së bashku. Kemi qenë partnerë, kemi ndarë vlera dhe kemi arritur gjëra të mëdha. Kemi parë Kosovën të rritet dhe kemi parë Kosovën të na mbështesë në disa nga çështjet më të rëndësishme në botë. Lidhjet tona po bëhen më të forta çdo ditë dhe çdo vit.

Shpresojmë që edhe në 250 vitet e ardhshme këto lidhje të vazhdojnë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve mes dy qeverive, por për shkak të njerëzve si ju që jeni këtu sonte. Ne i shohim këto lidhje kulturore dhe njerëzore të rriten çdo ditë përmes programeve të shkëmbimit dhe bashkëpunimit, dhe kjo është garancia më e fortë për të ardhmen e miqësisë sonë”, shtoi Prattipati.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është një vlerë që nderohet përditë.

Rama: Miqësia e Kosovës me ShBA-në, vlerë që nderohet çdo ditë

“Prishtina dhe Kosova ju duan juve, i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jo vetëm 4 Korriku, por ne në fakt festojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë mirënjohës që ju kemi këtu. Të gjithë ne, natyrisht, do të dëshironim t’ju jepnim një moment me gjithë këtë publik të mrekullueshëm këtu që të na tregoni për kohën tuaj në Prishtinë, në Kosovë, dhe gjithashtu t’ju urojmë për 250-vjetorin”, tha Rama.


Shtuar 4.07.2026 22:41

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio