Gjendje e qetë në kufijtë e Kosovës, pritje të shkurtra dhe pa kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë publike informacionet për lëvizjen në pikat kufitare të Kosovës, ku sipas raportimit situata mbetet e qetë, pa kolona dhe me pritje shumë të shkurtra.

Të lidhura

None found

Në përditësimin e publikuar në orën 20:11, thuhet se në pjesën më të madhe të pikave kufitare automjetet po presin nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Pika kufitare me pritjen më të gjatë rezulton të jetë Hani i Elezit, ku në hyrje automjetet presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje koha e pritjes është 3 deri në 5 minuta.

Sa u takon automjeteve të rënda, përkatësisht kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolona as në hyrje, as në dalje.

Të dhënat zyrtare po ashtu tregojnë se në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës nuk është raportuar ndonjë kolonë automjetesh.


Shtuar 4.07.2026 21:13

Tags: , ,
en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkGalabetHoliganbetZirvebetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio