Vata: Mbyllja e tre kapitujve me BE-në është progres, por Shqipëria ka ende sfida të mëdha për anëtarësimin

Shqipëria shënoi të martën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e zhvilluar dje, u konfirmua mbyllja e përkohshme e tre kapitujve negociues: Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e vlerësoi këtë zhvillim si një ngjarje me rëndësi për politikën e zgjerimit të BE-së dhe evidentoi ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

“Sot është një ‘super e martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillojmë katër Konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi po hedhin hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Kos për mediat.

Ajo bëri të ditur se Ukraina dhe Moldavia po hapin Kapitullin 6, që lidhet me mbrojtjen dhe sigurinë, ndërsa Shqipëria po mbyll tre kapitujt e saj të parë të negociatave. Kos shtoi se Mali i Zi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave, duke mbyllur 18 prej 33 kapitujve.

“Momenti i sotëm duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, nënvizoi komisionerja për Zgjerim.

Mbyllja e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi” shihet si dëshmi e përparimit të Shqipërisë në fushat e kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik. Ajo lidhet gjithashtu me zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), e cila synon afrimin e ekonomisë shqiptare me Tregun Unik Evropian.

Në anën tjetër, Kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura” pasqyron hapat e ndërmarrë për përditësimin e arsimit, rritjen e cilësisë dhe përfshirjes në këtë sektor, si edhe zhvillimin e politikave për rininë dhe kulturën në përputhje me standardet evropiane.

Ndërsa mbyllja e Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë” vlerëson Shqipërinë si një partnere të besueshme të BE-së, për shkak të përafrimit të politikës tregtare dhe marrëveshjeve të saj ndërkombëtare me politikat e Unionit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë si një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë, pas përfundimit të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Gjatë konferencës për mediat, ku ishte përkrah Marta Kos, Rama tha se zhvillimi i fundit është një tjetër “gur kilometrik” në rrugën e pakthyeshme të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, përfundimi i këtyre kapitujve jep një sinjal të fortë edhe për procesin e zgjerimit të BE-së, pasi rezultatet e Shqipërisë po marrin reagimin përkatës nga Bashkimi Evropian. Ai vuri në dukje se reformat po i sjellin standardet evropiane më pranë qytetarëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, po rrisin kërkesat dhe pritshmëritë ndaj qeverisë.

Image

“Ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Provë e kësaj është se qytetarët kërkojnë gjithnjë e më shumë dhe janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon”, përfundoi kryeministri Rama.

Analisti shqiptar Ilir Vata, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e interpreton mbylljen e kapitujve si një mundësi për avancimin e reformave, investimeve dhe afrimit të standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe mbyllja provizore e tre kapitujve tregon se vendi po ecën përpara në këtë rrugëtim të gjatë. Procesi i integrimit është i vështirë dhe kompleks. Mbyllja e kapitujve nuk do të thotë se Shqipëria është bërë pjesë e BE-së, por se po hapet rruga për reforma më të thella, investime dhe përafrimin e standardeve të vendit me ato të Bashkimit Evropian. Pyetje: Komisionerja Marta Kos e renditi Shqipërinë mes vendeve që po shënojnë progresin më të madh në zgjerimin e BE-së”, deklaron Vata.

Sipas analistit, Brukseli e ka mbështetur dhe inkurajuar Shqipërinë, ndërsa ai vlerëson se Marta Kos shfaq më tepër optimizëm sesa vetë qeveria shqiptare.

“Po, Brukseli e ka inkurajuar Shqipërinë dhe ka nxitur përshpejtimin e reformave. Në fakt, vendi ka bërë përparim në disa tregues, si reforma në drejtësi dhe investimet në infrastrukturë, por kjo ende nuk mjafton. Duhet shumë punë që Shqipëria t’u afrohet standardeve të Bashkimit Evropian. Mendoj se Marta Kos është më optimiste se vetë qeveria shqiptare, por deklaratat e saj synojnë të motivojnë vendin për të përshpejtuar reformat dhe për të arritur standardet evropiane”, shprehet ai.

Vata foli për “Bota sot” edhe për ndikimin që pritet të ketë për qytetarët dhe institucionet shqiptare mbyllja e kapitujve për Kërkimin Shkencor, Arsimin dhe Kulturën, si edhe Marrëdhëniet me Jashtë.

“Qytetarët do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë vetëm kur arsimi të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian, por kjo ditë ende duket larg. Arsimi në Shqipëri po kalon një periudhë të vështirë. Në zonat rurale po mbyllen shumë shkolla, ndërsa në qytetet e mëdha vazhdojnë problemet me infrastrukturën. Mësimi zhvillohet ende me turne, klasat janë të mbingarkuara dhe cilësia e mësimdhënies mbetet sfiduese. Shkollat private, sipas mendimit tim, kanë krijuar probleme serioze në cilësinë e arsimit, duke favorizuar në disa raste formalizmin dhe zhvlerësimin e standardeve të diplomimit. Kërkimi shkencor është pothuajse inekzistent. Akademia e Shkencave ka nevojë për një reformim të thellë. Edhe kultura dhe arti përballen me probleme të trashëguara dhe të reja; mungon një kuadër ligjor i harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian. Si rrjedhojë, arti dhe kultura vazhdojnë të mbeten pa mbështetjen e nevojshme institucionale”, theksoi Vata.

Ai mendon se, duke ndjekur ritmin e tanishëm, Shqipërisë mund t’i nevojitet më shumë se një dekadë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Analisti renditi gjithashtu çështjet kryesore që duhet të adresohen nga vendi.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk varet vetëm nga Brukseli, por mbi të gjitha nga përmbushja e detyrimeve nga vetë vendi. Mbyllja e kapitujve nuk nënkupton automatikisht anëtarësimin, por kërkon vazhdimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane. Me ritmin aktual, mendoj se Shqipërisë mund t’i duhet më shumë se një dekadë për t’u anëtarësuar. Vendi mbetet ende ndër më të varfrit në Evropë. Sfida të rëndësishme mbeten rritja e minimumit jetik, pensionet, infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm, zgjidhja e problemit të pronave, integrimi i të përndjekurve politikë, lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit, si edhe përfundimi i procesit të legalizimit të pronave. Po ashtu, Shqipëria ka ende sfida në funksionimin e demokracisë, reformimin e Kodit Zgjedhor, reformën territoriale, pavarësinë e mediave dhe përballjen institucionale me trashëgiminë e diktaturës komuniste. Vetëm përmes përparimit në këto fusha mund të afrohet realisht me standardet e Bashkimit Evropian”, përfundon analisti.


Shtuar 15.07.2026 18:03

MatbetJojobetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş