UP: Gjykata vendos masë sigurie për 68 ari në zonën e fakulteteve teknike

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se një pronë publike me rëndësi të veçantë për institucionin është mbrojtur nga rreziku i tjetërsimit.

Të lidhura

None found

Sipas UP-së, më 24 gusht 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka caktuar masë sigurie për një ngastër kadastrale prej 68 ari në zonën e fakulteteve teknike. Bëhet fjalë për pronë komunale që Universiteti i Prishtinës e shfrytëzon në mënyrë të përhershme.

Universiteti thekson se vendimi gjyqësor ndalon çdo veprim që mund të çojë në shitjen, bartjen, dhurimin, ngarkimin me barrë, dhënien në shfrytëzim, ndryshimin e gjendjes faktike apo tjetërsimin e pronës në çfarëdo forme.

“Që nga fillimi i mandatit, rektori Arben Hajrullahu ka qenë i vendosur për mbrojtjen e pronës universitare, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo përpjekje për tjetërsimin e saj në dëm të interesit publik”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Institucioni e vlerëson masën e sigurisë si një zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme, pasi për vite me radhë persona privatë kanë ngritur pretendime mbi pronësinë e kësaj prone. Po ashtu, ndaj Universitetit janë paraqitur kërkesa financiare në vlera milionëshe për pagesën e qirasë për një hapësirë që, sipas UP-së, është përdorur ligjërisht për veprimtarinë akademike dhe institucionale.

“Vendosja e masës së sigurisë mbron pronën nga rreziku i tjetërsimit gjatë zhvillimit të procedurave dhe njëkohësisht mbron Universitetin dhe interesin publik nga pasoja të mundshme financiare që do të mund të rëndonin drejtpërdrejt mbi buxhetin publik”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Universitetit të Prishtinës, pretendimet për pronësinë e ngastrës mbështeten në një aktgjykim të pretenduar të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, të datës 27 maj 1998. Mbi bazën e këtij dokumenti ishte pretenduar kalimi i pronës komunale në pronësi private dhe më pas bartja e saj te persona të tjerë.

Rasti ishte shqyrtuar edhe nga Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Në raportin e datës 14 maj 2024, ky komision kishte evidentuar probleme dhe dyshime serioze lidhur me dokumentacionin dhe historikun e pronës, duke kërkuar që çështja të trajtohej nga organet kompetente të drejtësisë.

UP-ja ka shprehur mirënjohje për punën e ish-Komisionit Parlamentar dhe për trajtimin institucional të çështjes. Në mënyrë të veçantë, Universiteti ka falënderuar ish-deputeten Fitore Pacolli dhe z. Milazim Salijaj për angazhimin në shqyrtimin e rastit dhe për kontributin në evidentimin e çështjeve që kërkonin hetim nga institucionet kompetente.

Mirënjohje e veçantë i është adresuar edhe sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, institucioneve të hetuesisë dhe të gjithë zyrtarëve që, brenda përgjegjësive të tyre ligjore, kanë ndihmuar në trajtimin e këtij rasti.

Universiteti njofton se ka ndërmarrë masa konkrete edhe për kthimin në përdorim të hapësirave të tjera universitare.

Sipas njoftimit, studentët dhe personeli akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë pritet ta nisin vitin akademik në objektin e ri. Për më shumë se dhjetë vjet, godina nuk ishte përdorur për shkak të afërsisë me infrastrukturën e tensionit të lartë dhe depo të tjera teknike, por këto pengesa tashmë janë eliminuar.

Universiteti i Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që mbajnë, shfrytëzojnë ose pretendojnë pa bazë të qartë juridike hapësira dhe prona universitare, që deri më 30 tetor 2026 t’i lirojnë dhe t’ia kthejnë ato UP-së.

Njëkohësisht, institucioni ka ftuar zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët, si dhe qytetarët që kanë informacione, dokumente ose të dhëna për tjetërsim, uzurpim, keqpërdorim apo veprime të tjera të dyshimta lidhur me pronat dhe interesat e Universitetit, që t’ia përcjellin këto të dhëna UP-së ose drejtpërdrejt organeve kompetente.

“Universiteti i Prishtinës nuk do të ndalet në mbrojtjen e pronës së tij. Çdo rast për të cilin ekzistojnë indicie për shkelje do të dokumentohet dhe do të procedohet pranë institucioneve kompetente. Sepse pronat universitare nuk janë pasuri private e askujt. Standardi që Universiteti i Prishtinës ka vendosur është i qartë: ligjshmëri, transparencë, përgjegjësi dhe mbrojtje e pakompromis e interesit publik”, thuhet në njoftim.


Shtuar 5.09.2026 12:33

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis