U qëllua për vdekje nga policia serbe, i jepet sot lamtumira e fundit Faton Hajrizit

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Skenderajt. Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 11.08.2024 09:09