Tërheqje e llogaritur apo sinjal politik? Analistët interpretojnë deklaratën e Osmanit dhe mesazhin që ajo përcjell

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mbylljes së mandatit të saj në krye të shtetit, Vjosa Osmani është vënë sërish në qendër të diskutimeve politike, kësaj radhe për deklarimet e saj lidhur me rolin që mund të ketë në procesin e formimit të institucioneve.

Të lidhura

None found

Së fundi, ndonëse më herët kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte arsye ta refuzonte kandidaturën e saj për presidente, Osmani tha se nuk do të lejojë që emri i saj të kthehet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Emri im kurrë nuk ka qenë pengesë në krijimin e institucioneve dhe as kurrë nuk do të jetë. Unë nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë që emri im të shndërrohet në pengesë për krijimin e institucioneve“, deklaroi ajo.

Kjo deklaratë ka hapur debat për mesazhin politik që ajo po përcjell në këtë etapë të re të zhvillimeve politike, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe në prag të negociatave që pritet të zhvillohen për postin e presidentit.

Në këtë mënyrë, është rikthyer edhe dilema nëse kemi të bëjmë me një ndryshim në qasjen e Osmanit ndaj një mandati të ri presidencial, apo vetëm me një përpjekje për të mos u bërë pjesë e një bllokade institucionale.

Vuniqi: Asnjë emër nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e institucioneve

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” foli edhe opinionisti Agim Vuniqi, i cili komentoi mesazhin e fundit të Osmanit në raport me zhvillimet politike dhe ngritjen e institucioneve të vendit.

Në prononcimin e tij për “Bota sot”, ai tha se deklarata e ish-presidentes mund të shihet si një përpjekje për zbutjen e tensioneve politike, por nuk e përjashtoi mundësinë që ajo të përfaqësojë edhe një tërheqje taktike.

“Deklarata se ‘emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve’ është, para së gjithash, një mesazh politik që vendos theksin te funksionimi i institucioneve mbi interesat personale. Në një demokraci parlamentare, kjo është një qasje që, në parim, kontribuon në uljen e tensioneve politike.

Nëse kjo deklaratë nënkupton një tërheqje taktike nga ambicia për një mandat të ri presidencial apo është rezultat i një rivlerësimi pas zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të thuhet me siguri. Këto mbeten interpretime politike dhe jo fakte të provuara”, shtjelloi ai.

Sipas Vuniqit, çdo rezultat zgjedhor ndikon në llogaritjet e aktorëve politikë dhe në objektivat që ata vendosin për funksionet më të larta shtetërore.

Ai theksoi gjithashtu se standardi që duhet të vlejë për të gjithë është që asnjë emër të mos bëhet pengesë për krijimin e institucioneve të shtetit.

“Megjithatë, është e natyrshme që çdo rezultat zgjedhor të ndikojë në kalkulimet e aktorëve politikë. Zgjedhjet nuk përcaktojnë vetëm raportin e forcave në Kuvend, por edhe realizueshmërinë e kandidaturave për funksionet më të larta shtetërore. Në këtë kuptim, çdo deklaratë e bërë pas një procesi zgjedhor lexohet edhe në kontekstin e aritmetikës së re politike.

Më e rëndësishmja, sipas mendimit tim, është që debati të mos përqendrohet te emrat, por te parimet. Kosova ka nevojë për institucione që ndërtohen mbi konsensus kushtetues dhe funksionim normal demokratik, jo mbi varësinë nga një individ i vetëm. Nëse të gjithë aktorët politikë pranojnë se asnjë emër nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e institucioneve, atëherë ky duhet të jetë një standard që vlen për të gjithë, pa përjashtim”.

Në përfundim, ai tha se deklarata e Osmanit lë hapësirë për një kompromis të mundshëm institucional.

“Në fund, gjykimin për motivet politike ua lë qytetarëve dhe zhvillimeve të ardhshme. Ajo që mund të thuhet sot është se deklarata krijon hapësirë për kompromis institucional, ndërsa nëse ajo përfaqëson edhe një ndryshim strategjie politike, kjo do të bëhet e qartë vetëm nga veprimet konkrete që do të pasojnë”, përmbylli Agim Vuniqi për “Bota sot”.

Bukuroca: Vjosa duket se e ka përjashtuar vetveten nga loja dhe karriera e saj politike duket se ka marrë fund

Në lidhje me të njëjtën temë, për “Bota sot” foli fillimisht edhe publicisti Lis Bukuroca, i cili vlerësoi se deklarata e Osmanit ngjan më shumë me një tërheqje taktike, pasi sipas tij është e vështirë të besohet se ajo ka hequr dorë nga ambicia për postin e presidentes.

Ai njëherësh e kritikoi ish-presidenten për sjellje që, sipas tij, nuk ishte diplomatike dhe për një qasje hakmarrëse ndaj kryeministrit Kurti, veçanërisht pas deklaratave të saj që prej rikthimit në LDK.

“Vështirë të besohet se Vjosa nuk ka më ambicie. Kjo duket më shumë si një tërheqje taktike. Pak kohë më parë, ajo kishte deklaruar se Kurti nuk kishte asnjë arsye ta refuzonte emrin e saj.

Me sjellje jodiplomatike dhe me një qëndrim të theksuar hakmarrës, ajo iu bashkangjit LDK-së, duke shpresuar se së paku për 10% do ta rriste LDK-në dhe njëkohësisht do ta dëmtonte Kurtin.

Me ligjërimin e saj, me insinuata dhe nënkuptime si: “Kush e di çfarë ka folur Kurti me Vuçiqin”, ajo e degradoi vetveten dhe ndihmoi shumë që publiku ta kuptojë pse, në afekt, e shpërndau Kuvendin”, deklaroi ai.

Bukuroca vlerësoi më tej se me veprimet e saj, Osmani e ka “zvogëluar veten” dhe se, sipas tij, tashmë karriera e saj politike duket pranë fundit.

“Vjosa ishte e madhe, por vetë e zvogëloi veten. Tani ajo nuk e ka më mbështetjen e askujt, as të LDK-së në tërësi. Për fat të keq, Vjosa duket se e ka përjashtuar vetveten nga loja dhe karriera e saj politike duket se ka marrë fund”, përfundoi Lis Bukuroca për “Bota sot”.


Shtuar 3.07.2026 14:03

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş