Të shtënat me armë dhe protestat në veri, nuk e ndalojnë valëvitjen e Flamurit të Kosovës në institucione

Dita e sotme ka patur mjaft tension në veri të Kosovës, sidomos në Komunat e Zveçcanit, Zubit Potok dhe Liposaviçit.

Protesta dhe të shtëna me armë nga ana e serbëve, por që në fund nuk kanë mundur të ndalojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në këto komuna, si dhe valëvitjen e flamurit të kosovës në institucione.

Nga raportimet nga terreni të mediave të Kosovës, vihet re se në minutat e para të hyrjes në zyrë, kryetari i ri i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi, ku më parë u raportua edhe për të shtëna me armë, ka ngritur flamurin e Kosovës.

Para Leposaviçit, Policia shpërndau turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.

Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë.


Shtuar 26.05.2023 17:25