Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2026, të hyrat e përgjithshme të Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në periudhën e njëjtë të vitit 2025, ato ishin 972.6 milionë euro.
Të lidhura
None found
Tatimet në produkte përbënin burimin kryesor, me 67% të totalit të të hyrave. Sipas ASK-së, tatimet rrjedhëse në të ardhura zinin 18%, ndërsa aktivet dhe detyrimet financiare 7%. Pjesa tjetër ndahej ndërmjet kategorive të tjera të të hyrave.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 kapën vlerën e 997.9 milionë eurove, krahasuar me 784.9 milionë euro në TM2 2025.

Në strukturën e shpenzimeve, kontributet sociale dhe përfitimet kishin peshën më të madhe, me 36%. Kompensimi i punëtorëve përbënte 24%, kurse konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur ishte e shpërndarë në kategoritë e tjera të shpenzimeve.
