Sveçla: Të gjithë të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë vendosur në listën e INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se “INTERPOL”-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës.

Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së këtij rasti.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkroi ai në një postim në Facebook.


Shtuar 16.02.2024 22:08