Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se protestat do të vijojnë, me kërkesën që institucionet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protesta e radhës do të mbahet të shtunën, duke nisur në orën 17:00.
Të lidhura
None found
“PROTESTA KOMBËTARE VAZHDON! Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t´i mbushim rrugët dhe sheshet e do t´i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari. Mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.
Tubimi do të nisë në sheshin Zahir Pajaziti, ndërsa protestuesit do të marshojnë më pas drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Përpara se të vritej, Zekaj i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, ku e kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.








