Gjykata Supreme vendosi që kontesti ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore të shqyrtohet përsëri nga gjykata e shkallës së parë.
Të lidhura
None found
Ky vendim u mor pasi gjykata i vlerësoi si të bazuara revizionet e dorëzuara nga kompanitë “Made Group Construction” SH.P.K., ”Arkos” SH.P.K. dhe “Madekos” SH.P.K., nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. (NPB), në cilësinë e palës së paditur, si dhe nga pala ndërhyrëse, Komuna e Prishtinës.
Çështja juridike-kontestimore ka të bëjë me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, ku përfshihen dëmi i zakonshëm dhe fitimi i humbur.
Kontesti lidhet me kontratën për bashkinvestim që NPB-ja e kishte lidhur më 2021 me tri kompanitë – “Made Kos”, “Made Group” dhe “Arkos” – marrëveshje e cila nuk ishte realizuar.
Gjykata Komerciale e kishte obliguar Ndërmarrjen Publike Banesore t’u paguante këtyre kompanive 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur.
Në gusht, Ndërmarrja Publike Banesore njoftoi se llogaritë e saj bankare ishin bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore të lidhur me këtë kontest gjyqësor.






