Mauricio Sarri nisi zyrtarisht aventurën me Lazion për sezonin 2021-2022. Trajneri Italian që vjen për të pasuar vitet e gjata të Inzaghit në stol foli në daljen e parë për shtyp ku shpjegoi zgjedhjen e tij, skemat, objektivat dhe merkaton..
Do të jetë një derbi i pabesueshëm me Mourinhon, ju jeni të kundërt si personazhe: çfarë emërtimi do t’i jepni ekipit tuaj?
“Unë e shoh këtë dualizëm të madh. E kam takuar Mourinhon, ai është një personazh I mirër dhe për mua mbetet simpatik. Pastaj ai ka fituar më shumë se unë, edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë. Në derbi ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin përmes lojës. Siç u kam thënë djemve që do të doja të shihja një ekip që ka një frymë të shkëlqyer sakrifice gjatë javës për të festuar të Dielën. Unë dua një grup që dëshiron të mbizotërojë në lojë. Unë jam këtu për dy arsye. E para është personale, sepse pashë te Lazio mundësinë për të nxjerrë më të mirën e karakteristikave të mia. E dyta është teknike: edhe nëse na mungon diçka në skuadër për të bërë atë që më pëlqen, në këtë ekip shoh mundësitë e duhura dhe kushtet për të bërë mirë “.
Sa përforcime ju ka premtuar klubi?
“Me Igli Taren kemi bërë një listë të roleve, na duhen disa lojtarë që të luajnë një lloj tjetër futbolli nga ajo e mëparshmja. Ne nuk u përqendruam te emrat, por te karakteristikat. Është një merkato e vështirë për të gjithë. Është qartë se do të doja të nisesha nesër në mëngjes me 24 lojtarët në skuadrën që dua, por është e pamundur, le të shpresojmë të jemi të shpejtë në afrimin e lojtarëve. Sa kohë duhet? Është e vështirë të parashikosh se si do të reagojë një grup”.
Kritikat ndaj Immobile?
“Nëse Mancini e vendos atë në çdo ndeshje, kjo do të thotë se ai është i lumtur. Më duket se skuadra humbet shumë pak, pjesëmarrja në mbrojtje është gjithashtu në një nivel të mirë. Vetëm goli po i mungon. Mendoj se është i qetë për të për atë që po shoh. Në vitet e fundit kam arritur të bëjnë që të shënojnë shumë sulmuesit: Higuain, Mertens, Ronaldo dhe Hazard, me mua te Chelsea, ai shënoi më shumë se 20 gola”.
I habitur nga mungesa e Luis Albertos?
“Ai nuk iu përgjigj grumbullimit, kështu që është një problem që menaxhohet nga klubi. Pastaj ka një aspekt mbi raportet, jam duke pritur që ai të arrijë të flasë me mua dhe shokët e tij të skuadrës për të më bindur për atë që bëri. Nëse ai e bën dhe na bind, problemi moral zhduket. Dënimi me vdekje nuk është në grupet e mia të lojtarëve. Luis Alberto me një rol si Jorginho? Nuk e shoh atë në një pozicion të tillë, është i mirë në mbajtjen e topit dhe driblimin e kundërshtarëve, duhet të shkojë midis linjave dhe të krijojë epërsi, pak a shumë si Hamsik te Napoli”.
Objektivi Champions League..
“Do të jetë një vit ndërtimi, por nuk duhet të na përjashtojë nga asgjë. Do të jetë më e vështirë se sa vitet e kaluara. Champions League bën diferencën në nivel ekonomik. Scudettto? Të shohim, fillon një cikël tjetër. Ne duam të bëhemi një ekip shumë konkurrues, që do të thotë një ekip luftues. Klubi donte të më bënte një kontratë 4-vjeçare, isha unë që kërkova ta bëj më të shkurtër sepse, duke pasur një moshë të caktuar, duhet të kuptoj, në dy vjet, nëse kam të njëjtën energji. Nëse i kam, ata do të jenë të lumtur të zgjasin kontratën”.
Muriqi, Immobile e Caicedo janë shumë?
“Nëse na lejojnë të luajmë me 12 lojtarë, do të fus 2 në fushë (qesh). Kur bisedova me drejtuesit, vendosëm që duhen ndryshuar disa lojtarë dhe në grup ka vend vetëm për 2 sulmues qëndror. Tani të shikojmë se çfarë do të ndodhë në merkato”.
Me fjalët e tij, Sarri konfirmon kështu se Muriqi mund të largohet nëse vjen oferta e duhur por edhe mund të qëndrojë nëse nuk gjejnë një sistemim teksa sulmuesi Kosovar mund të bëhet alternative e Immobile dhe Caicedo të largohet.
Nuk diskutohet afrimi i Hysajt që nga dita në ditë mund të zyrtarizohet si blerja e re e Lazios.