Rrustemi i përgjigjet ofertës së Çitakut: Çështja e Speciales të mos kushtëzohet politikisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, për Gjykatën Kushtetuese dhe Dhomat e Specializuara.

Çitaku deklaroi se PDK-ja është e gatshme t’i tërheqë lëndët e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Rrustemi kërkoi që çështja e Gjykatës Speciale të trajtohet me prioritet dhe të mos shndërrohet në pjesë të kalkulimeve politike.

Ai e vuri në pikëpyetje qasjen e PDK-së, duke rikujtuar se fillimisht është thënë se nuk ka Kuvend, më pas çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe është bojkotuar kompletimi i kryesisë, ndërsa tani i bëhet thirrje Kuvendit, të cilin e konsideron antikushtetues, dhe ofrohet tërheqja e kërkesave nga Kushtetuesja.

Deputeti i VV-së bëri thirrje për më shumë seriozitet dhe reflektim mbi gabimet fatale të së kaluarës, prej të cilave duhet të nxirren mësime. Në përfundim, ai kërkoi një strategji shtetërore të bashkërenduar për mbështetjen e procesit, të cilin e cilësoi të padrejtë, në Hagë.


Shtuar 21.09.2026 21:16

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibom