Rozeta Hajdari: Shpifjet nuk i ndalin reformat në tregun e naftës, do të ndjekim rrugë ligjore

Rozeta Hajdari, ish-ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka reaguar ndaj asaj që e ka cilësuar si një “fushatë të koordinuar të shpifjeve” të ndërmarrë nga disa portale, duke mbrojtur ndryshimet që, sipas saj, janë bërë gjatë mandatit të saj në sektorin e tregtimit të produkteve të naftës.

Të lidhura

None found

Në një postim publik, ajo është shprehur se këto sulme ndaj reformave burojnë nga grupe që, sipas saj, për vite të tëra kanë përfituar nga mungesa e kontrollit, konkurrencës dhe mbikëqyrjes nga shteti.

Hajdari ka kundërshtuar pretendimet për largim të trupave inspektuese, duke theksuar se produktet e importuara të naftës vijojnë të kontrollohen nga Dogana e Kosovës, ndërsa marrja e mostrave bëhet nga trupat e autorizuara për vlerësim të konformitetit.

Ajo ka shtuar se testimi i cilësisë kryhet në laboratorin shtetëror të Doganës së Kosovës, të cilin e përshkroi si laborator modern dhe të akredituar.

“Faktet kundër shpifjeve të ulëta, janë të qarta. Pretendimet e publikuara nga disa portale për kinse “largimin e trupave inspektuese” nuk qëndrojnë. Sepse, e vërteta është plotësisht ndryshe: Sot, produktet e importuara të naftës, janë të kontrolluara nga Dogana e Kosovës, ndërsa mostrimi i këtyre produkteve të naftës nga importi në hyrje në Kosovë, vazhdon të kryhet nga trupat për vlerësim të konformitetit (TVK), të autorizuara sipas legjislacionit në fuqi.Ndërsa për tregun e mbrendshëm të produkteve të naftës, mostrat për testim të këtyre produkteve, merren nga inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut”, u shpreh Hajdari.

Ajo publikoi edhe reagimin e saj të plotë, me titullin: “Reformat në treg dhe sundimi i ligjit nuk ndalen nga shpifjet e atyre që mbrojnë monopolet e vjetra korruptive”.

Në këtë reagim, Hajdari tha se ditët e fundit është zhvilluar një fushatë e koordinuar shpifjesh nga portale që, sipas saj, po synojnë të mbrojnë interesa të grupeve të caktuara, duke dezinformuar publikun lidhur me reformat ligjore të sjella përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) gjatë qeverisjes Kurti 2, të cilat, sipas saj, rikthyen kontrollin dhe testimin e cilësisë së produkteve të naftës në përputhje me standardet më të larta të cilësisë.

Sipas saj, këto sulme nuk janë rastësore, pasi reformat e ndërmarra prekin drejtpërdrejt interesat e atyre që për vite kanë përfituar nga mungesa e rendit, konkurrencës dhe mbikëqyrjes shtetërore. Ajo tha se këto praktika kanë sjellë fitime të paligjshme dhe kanë ngritur skema monopoliste që, në thelb, kishin privatizuar funksione jetike të shtetit.

Hajdari theksoi se me miratimin e Ligjit Nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, i cili kishte qenë në pritje për më shumë se 10 vite, janë vënë bazat e një tregu të rregulluar, transparent dhe konkurrues. Ajo nënvizoi se për herë të parë janë përcaktuar standarde të qarta për të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga importi deri te shitja, në përputhje me standardet evropiane.

Ajo përmendi edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 05/2025, për mënyrën e emërimit të Trupave për Vlerësim të Konformitetit, si një prej ndryshimeve më të rëndësishme ligjore, duke thënë se ky akt i dha fund praktikës së analizave me standarde të paunifikuara dhe me kosto të larta për bizneset.

Sipas saj, tashmë vlerësimi i konformitetit realizohet vetëm nga trupa të akredituar (TVK) dhe nën mbikëqyrje institucionale.

Hajdari përsëriti se pretendimet për “largimin e trupave inspektuese” janë të pavërteta, duke sqaruar se produktet e importuara të naftës kontrollohen nga Dogana e Kosovës, ndërsa mostrimi i tyre në hyrje në Kosovë vazhdon të kryhet nga trupat për vlerësim të konformitetit (TVK), të autorizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Ajo shtoi se, për tregun e mbrendshëm të produkteve të naftës, mostrat për testim merren nga inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Më tej, ajo sqaroi se testimi i cilësisë së produkteve të naftës si nga importi në hyrje në kufirin e Kosovës, ashtu edhe në tregun e mbrendshëm, realizohet në laboratorin profesional, të akredituar dhe të pajisur me teknologjinë më moderne shtetërore në kuadër të Doganës së Kosovës. Sipas saj, ky laborator shtetëror, i cili është më i pajisuri me shumë parametra për testim, merr pjesë në shumë aktivitete të Rrjetit të Laboratorëve Doganor të Evropës (CLEN).

Ajo tha se kështu i është dhënë fund praktikës që kontrolli i cilësisë të mbetej në duart e laboratorëve privatë pa standarde të unifikuara, gjë që, sipas saj, kishte krijuar kosto të larta për bizneset dhe pasiguri për qytetarët, ndërsa laboratori i Doganës ishte lënë jashtë funksionit pavarësisht investimeve kapitale me miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Hajdari renditi edhe rezultatet konkrete të reformave, duke thënë se 98% e pikave të shitjes së produkteve të naftës janë të licencuara.

Ajo theksoi gjithashtu se afati i lejeve dhe licencave për tregtinë me produkte të naftës është zgjatur nga 2 në 6 vjet.

Sipas saj, tarifat për tregti me produkte të naftës janë ulur nga 500 deri në 5,000 sa ishin më parë, në 50 euro për të gjitha llojet e lejeve.

Po ashtu, ajo tha se testimet e cilësisë së produkteve të naftës kryhen në laboratorin shtetëror të Doganës, pa asnjë kosto financiare për bizneset.

Në reagimin e saj, Hajdari shtoi edhe se katër rafineri që nuk i plotësonin standardet janë mbyllur.

Ajo tha se ata që sot sulmojnë këto reforma duhet t’u japin përgjigje qytetarëve për tri çështje: pse për më shumë se një dekadë nuk u miratua Ligji për Naftën, pse vetëm rreth 60% e pikave të shitjes së produkteve të naftës ishin të licencuara dhe pse kontrolli i cilësisë së produktevr të naftës ishte i pa unifikuar me standarde nga TVK-të private dhe me kosto të larta për bizneset.

Hajdari deklaroi se keqpërdorimet në sektorin e naftës janë objekt i proceseve gjyqësore që po vazhdojnë. Ajo tha se pikërisht për keqpërdorimet që lidhen me mostrimin për testim të cilësisë së naftës, rishtazi është dënuar nga gjykata një nga ish-ministrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Lidhur me insinuatat për hetimet e fundit, ajo siguroi qytetarët se autoritetet kanë qenë në kontroll të plotë të situatës. Sipas saj, nën udhëheqjen e tyre, institucionet nuk kanë bashkëpunuar me kriminelët, por i kanë hetuar dhe arrestuar ata.

Ajo theksoi se sundimi i ligjit i ndërtuar, sipas saj, garanton që asnjë qytetar të mos zhvatet më me procese të dyshimta dhe pagesa të larta e të paligjshme.

Në përfundim, Hajdari deklaroi se reformat për një treg të rregullt, të sigurt dhe me standarde evropiane nuk do të kthehen prapa.

Ajo bëri të ditur se draftet e finalizuara nga MINT gjatë vitit 2025, që presin miratim në Qeveri dhe në Kuvend, për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-018 për Tregti me Produktet e Naftës dhe Karburantet e Ripërtritshme, së bashku me draftin e finalizuar të Udhëzimit Administrativ pêr Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, do ta çojnë më tej reformën në tregtimin dhe mbikëqyrjen e cilësisë së produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, me synim rritjen e sigurisë së konsumatorëve, uljen e produkteve të naftës jo-standard në treg, forcimin e konkurrencës së ndershme dhe përafrimin me standardet evropiane të cilësisë së produkteve të naftës.

Në fund, ajo paralajmëroi se për çdo shpifje dhe dezinformatë që cenon punën e institucioneve dhe synon të mbrojë interesa të paligjshme, do të ndiqen rrugët ligjore.

Sipas Hajdarit, interesi i qytetarëve dhe i Republikës së Kosovës qëndron mbi çdo interes privat.


Shtuar 4.07.2026 18:29

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkartemisbetHoliganbetjojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio