Robert Abela uron Albin Kurtin për rizgjedhjen dhe shpreh mbështetjen e Maltës për rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, pas rizgjedhjes në drejtimin e Qeverisë.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, Abela vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Maltës dhe Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.

Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri i Maltës.


Shtuar më 13.10.2026 16:08