Retorika shoviniste e zyrtarëve serbë dënohet ashpër nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, kërkohet reagim diplomatik

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur një qëndrim të prerë kundër deklaratave të fundit të një ministreje në Qeverinë e Serbisë, të cilat risjellin në qarkullim ide që i referohen spastrimit etnik të popullatës shqiptare. Një gjuhë e tillë bie ndesh me parimet europiane dhe cenon rëndshëm stabilitetin e gjithë rajonit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e vet, organizata thekson se këto shprehje vijnë pas një vargu pozicionesh që minimizojnë politikat e kaluara dhe ngjallin dyshimin se Serbia ende nuk është shkëputur tërësisht nga ideologjia që prodhoi konflikte dhe mizori në ish-Jugosllavi.

Njëkohësisht, Këshilli tërheq vëmendjen edhe për trajtimin e pabarabartë që u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke veçuar procesin e pasivizimit masiv të adresave, i cili cilësohet si një formë moderne e gjenocidit.

Organizata e diplomatëve shqiptarë nënvizon edhe një herë se pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer dhe i pakthyeshëm. Për këtë arsye, i kërkohet Shqipërisë që të ndërmarrë një demarsh diplomatik pranë ambasadës serbe në Tiranë dhe, në bashkërendim me Kosovën, ta çojë këtë problematikë në tryezat e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe aleatëve të tjerë kyç.

Në deklaratën e Këshillit thuhet se Ballkani ka nevojë urgjente për udhëheqje të përgjegjshme, për respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe për bashkëjetesë të mirë mes fqinjëve, dhe jo për rikthimin e retorikës së urrejtjes.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nxorri dje një vendim që e shpall person të padëshiruar Snezhana Paunoviqin, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë serbe. Ky vendim erdhi pasi ajo deklaroi publikisht se nëse do të ndodhej në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Edhe Bashkimi Evropian reagoi të martën duke dënuar deklaratën e zonjës Paunoviq, e cila kishte pohuar se po të ishte në postin e ish-presidentit Millosheviq, do të kishte vepruar për të pastruar etnikisht territorin e Kosovës.


Shtuar 15.07.2026 18:54

MatbetJojobetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş