Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar informacionet më të reja mbi situatën në vendkalimet kufitare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas raportit të fundit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në territorin kosovar, udhëtarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë, një tjetër pikë në veri, koha e pritjes është afërsisht e njëjtë, 35 deri në 40 minuta.
Në Muçibabë, pritjet për të hyrë janë gjithashtu 40 minuta, kurse për dalje nga vendi duhen rreth 30 minuta. Në anën tjetër, pika doganore e Vërmicës paraqitet më e shkarkuar, me vetëm 5 deri në 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë.
Në të gjitha pikat e tjera të kalimit, si në hyrje ashtu edhe në dalje, koha e pritjes nuk i kalon 3 deri në 5 minuta.
Të dhënat e mësipërme janë përditësuar sot në orën 17:52.
