Reagimi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë: Shqetësim i thellë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndjekur me shqetësim të thellë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH).

Të lidhura

None found

Sipas KASH, edhe pse respektohen parimet e shtetit të së drejtës, pavarësia e gjykatave dhe e drejta e viktimave për drejtësi, ky vendim sjell një zhgënjim të thellë. Këshilli ngre shqetësime të forta për kohëzgjatjen jashtë mase të procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, raportin e dënimeve me veprat dhe kriteret e zbatuara gjatë gjykimit.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujton KASH, ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër shtypjes, spastrimit etnik dhe dhunës sistematike të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Bota demokratike e mbështeti këtë luftë dhe ndërhyrja e NATO-s i dha fund një tragjedie humanitare që kishte nxjerrë nga shtëpitë e tyre rreth një milion shqiptarë të Kosovës.

Regjimi i Millosheviçit, përmes makinës së tij shtetërore, ushtarake dhe policore si dhe drejtuesve të lartë, është gjykuar e dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krimet në Kosovë dhe gjetkë në ish-Jugosllavi. Krimet e dokumentuara të këtij regjimi, përfshirë vrasjet, masakrat, dëbimet me forcë dhe persekutimin sistematik të civilëve, nuk mund të relativizohen ose të barazohen me luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të tij.

Vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk duhet parë dhe nuk mund të merret si dënim i popullit të Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo i luftës së saj për liri dhe pavarësi. Asnjë aktgjykim nuk mund t’ua zbeh sakrificën mijëra dëshmorëve dhe viktimave, të zhbëjë të drejtën historike të popullit të Kosovës për liri ose të përmbysë dallimin themelor midis agresorit dhe viktimës. Historia dhe karakteri çlirimtar i luftës së Kosovës nuk mund të rishkruhen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se reagimet e para ndërkombëtare e kanë rikonfirmuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë, ndërsa në Kosovë e diasporë vendimi ka hasur në kundërshtime dhe shqetësime të mëdha. Prandaj, KASH u kërkon partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës të kenë një qëndrim të qartë dhe të ekuilibruar: respektimi i proceseve gjyqësore nuk duhet të kthehet në minimizim të agresionit serb, në barazim moral të palëve ose në rishkrim të historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

Nga procesi i apelimit, KASH pret që provat, përfundimet ligjore, mënyra e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcioni i dënimeve të shqyrtohen me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë, duke i garantuar të dënuarve të gjitha të drejtat për një proces të rregullt. Aktgjykimi i shpallur mbetet i shkallës së parë dhe mjetet juridike nuk janë ezauruar ende.

Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të vendosë të njëjtat standarde drejtësie edhe për krimet masive të forcave shtetërore serbe në Kosovë. Drejtësia nuk mund të jetë e plotë, e barabartë dhe e besueshme për sa kohë që shumë përgjegjës për masakrat, dëbimet, dhunën seksuale, shkatërrimet dhe zhdukjet me forcë mbeten pa u ndëshkuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritet me popullin e Kosovës dhe familjet e të dënuarve dhe bën thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim te rrugët juridike të parashikuara në ligj.


Shtuar 16.09.2026 16:52

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegelstarzbet