Raporti mjekësor për Sanduloviqin: BIA e rrahu keq, iu thye brinja e shtatë

Avokati Çedomir Stojkoviq ka theksuar se politikani serb Nikolla Sanduloviq, u rrah keq nga BIA serbe. Sipas tij, si pasojë e rrahjes atij i është thyer edhe brinja e shtatë. Stojkoviq, në rrejtin social ‘X’ ka prezantuar të dhëna të reja nga raporti mjekësor.

Çedomir Stojkoviq, theksoi se raporti mjekësor që po e publikojmë sot është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sanduliviqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.

Avokati Stojkoviq ka ofruar edhe dëshmi tjera lidhur me rastin. Sipas tij, politikani serb i kishte thënë se ai ishte rrëmbyer nga BIA, ku edhe u paraburgos për shkak të vendosjes së luleve mbi varrin e vajzës shtatëvjeçare shqiptare Brerima Jasharit.

Masë paraburgimi prej një muaji i është caktuar politikanit serb, Nikola Sanduloviq nga Gjykata e Lartë në Nish. Kjo masë e paraburgimit prej 30 ditësh Sanduloviqit i llogaritet nga e premtja e javës së kaluar.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare e të intolerancës.


Shtuar 8.01.2024 17:36