Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së zhvilloi protesta në qytetet ku ajo ka degë dhe struktura.
Të lidhura
None found
Në tubime morën pjesë veteranë të luftës, familjarë dhe qytetarë, të cilët kundërshtuan aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Protestat u zhvilluan me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa në disa qytete pjesëmarrësit u përballën edhe me reshje shiu.
Në Prishtinë, tubimi i mbrëmshëm shënoi natën e dhjetë radhazi të protestave.
Protesta nisi në orën 21:00 dhe mes pjesëmarrësve ishin familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, si edhe figura nga jeta politike dhe publike.
Tubimi në kryeqytet do të mbahet edhe sonte.
Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë nga ora 21:00, duke vijuar protestën për natën e 11-të radhazi në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
