Një aktakuzë për krime lufteështë ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër të pandehurit M.Gj., të cilin e akuzon për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Të lidhura
None found
Documentet e prokurorisë zbardhin se gjatë viteve1998 dhe1999, në territorin e Komunës së Zveçanit, i pandehuri, i cili shërbente si Komandant i Repartit Policor (përbërja rezervë) në këtë komunë, së bashku me efektiva të tjerë të policisë serbe dhe duke mbartur përgjegjësi individuale si dhe komanduese, kishte ndërmarrë vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim të banorëve, shkatërrim të pasurive, dëbime masive dhe spastrim etnik të popullsisë civile.
Në datën29 prill1999, sipas të njëjtës aktakuzë, i pandehuri M.Gj., në bashkëpunim me persona të paidentifikuar të organizuar në formacione të uniformuara e të strukturuara, anëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe policisë serbe, kishte nisur një operacion për rrethimin e një fshati në Komunën e Zveçanit.
“Gjatë zhvillimit të këtij operacioni humbën jetën tre (3) qytetarë civilë, ndërsa shtatë (7) banorë të tjerë u kidnapuan, u dogjën shtëpi dhe u shkatërruan pasuri materiale. Gjashtë (6) prej tyre u identifikuan përmes trupave të gjetura në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërkohë që kufoma e viktimës së shtatë (7) nukështë zbuluar deri tani,” theksohet në komunikatën e prokurorisë.
Materialet e rastit janë dërguar për gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri aktualisht mbahet në paraburgim.





