Erëza Grainca, e cila po merr trajtim në repartin e djegieve plastike të Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, është vizituar nga nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, dhe drejtori i Administratës, Selim Marevci.
Të lidhura
None found
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rregullave që kufizojnë vizitat në kujdesin intensiv, ata nuk kanë mundur të takojnë motrat Arlinda dhe Nderime Rexhepi, të cilat ndodhen në repartin intensiv të Spitalit Ushtarak të Traumës.
Informacionet e dhëna pas vizitës tregojnë se motrat Rexhepi e kanë kapërcyer krizën e rëndë shëndetësore. Falë mjekimit intensiv dhe përkujdesjes së personelit mjekësor, gjendja e tyre po përmirësohet.
Të lënduarave iu përcollën gjithashtu urimet e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për shërim të shpejtë dhe kthim sa më të afërt pranë familjeve.
Komuna e Ferizajt falënderoi mjekët dhe personelin shëndetësor që po trajtojnë të lënduarat, duke çmuar profesionalizmin dhe angazhimin e treguar në kujdesin ndaj tyre.
