Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të dalë sot para mediave në një konferencë që nis në orën 12:30 në Kuvendin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Paraqitja e tij para gazetarëve mbahet menjëherë pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Seanca u ndërpre me kërkesë të Kurtit, i cili kërkoi më shumë kohë për të vijuar bisedimet me partitë parlamentare rreth arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në konferencë, Kurti pritet të adresojë zhvillimet më të fundit në skenën politike dhe të shpjegojë shkaqet që çuan në shtyrjen e seancës konstituive.
Ai pritet të flasë gjithashtu për veprimet e ardhshme drejt krijimit të institucioneve të reja.
