Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe villa të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.
Të lidhura
None found
Në një postim në profilin e saj në Facebook, Pacolli deklaroi se aksioni do të vijojë pa kompromis, ndërsa do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Kosovës.
“Në Ujman po vazhdon rrënimi i ndërtimeve pa leje të ngritura në prona publike. Deri më tani, përreth Liqenit të Ujmanit janë shembur 17 objekte/villa”, shkroi ajo.
Pacolli theksoi se aksioni do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të vendit, me synimin për të mbrojtur pronën publike dhe për të zbatuar ligjin.
