Shpëtim heroik në SHBA/ Adoleshenti përballet me dallgët për të shpëtuar një fëmijë, Trump e fton në Shtëpinë e Bardhë

Në plazhin Seabright, në qytetin Santa Cruz të Kalifornisë, është zhvilluar një operacion dramatik për shpëtimin e një fëmije.

Të lidhura

None found

Një fotograf vendas ka filmuar momentin kur një roje bregdetare adoleshent futet në det për t’i ardhur në ndihmë djalit të bllokuar mes dallgëve të fuqishme. Ai arrin pranë fëmijës, por rrymat e forta dhe dallgët e mëdha ua bëjnë të vështirë rikthimin në breg.

Pas disa momenteve ankthi, në operacion përfshihet edhe një roje e dytë bregdetare. Me përpjekjet e përbashkëta, ata arrijnë ta nxjerrin djalin të sigurt në breg.

Shpëtimi ndodhi më 25 korrik, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Guximi i adoleshentit tërhoqi gjithashtu vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump e përgëzoi të riun për veprimin e guximshëm dhe bëri të ditur se dëshironte ta priste në Shtëpinë e Bardhë.


Shtuar 30.07.2026 13:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet