Osmani pas takimit në LDK: Qëndroj prapa deklaratës së Ilir Feratit për situatën e fundit

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zgjedhur të mos japë hollësi për zhvillimet e brendshme në LDK, duke theksuar se mbështet plotësisht qëndrimin e shprehur nga sekretari i partisë, Ilir Ferati.

Të lidhura

None found

E pyetur nëse do ta mbajë mandatin e deputetes, Osmani tha se për këtë çështje do të flasë në momentin e duhur.

“Është deklaruar sekretari i LDK-së, ju lus për mirëkuptim. Më dukët goxha shumë ju ka treguar edhe është deklaruar për krejt çështjet që janë me rëndësi, vetëm e mbështes atë deklaratë në tërësinë e saj. Për të gjitha çështjet e tjera, kur të vijë koha deklarohem”, tha Osmani.

Në anën tjetër, Ilir Ferati ka hedhur poshtë pretendimet për një Kuvend të Jashtëzakonshëm, duke deklaruar se nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për këtë qëllim.

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) bëri të ditur të martën para mediave se në zyrat e partisë nuk ka mbërritur deri tani asnjë kërkesë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ndonëse është raportuar se nënshkrimet do të dorëzohen të martën.

Sipas Feratit, nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do të vërtetonte formalizimin e një nisme të tillë.


Shtuar 14.07.2026 16:34

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş