Gjykata Themelore në Prishtinë pritet ta mbajë sot, nga ora 10:00, seancën e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit.
Të lidhura
None found
Ai përballet me akuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në seancën e paraparë për sot, palët pritet t’i paraqesin qëndrimet e tyre, ndërsa gjykata do të vijojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e lëndës.
Prokuroria Speciale e akuzon Ekrem Bajroviqin për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës civile.
