Nagavci: Drejtësia mund të vonojë, por kërkimi për të nuk duhet të ndalet pas arrestimeve në Zubin-Potok

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas ndalimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut, në kuadër të rastit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Të lidhura

None found

Nagavci e ka cilësuar arrestimin si një zhvillim të mirë dhe ka rikujtuar se, lidhur me këtë rast, më herët janë arrestuar edhe katër persona të tjerë.

Sipas saj, operacioni u zhvillua pas hetimeve dhe gërmimeve në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut, ku u zbuluan mbetje mortore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave.

Ajo ka bërë të ditur se, deri tani, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, ndërsa procedura e identifikimit ende nuk ka përfunduar.

“Drejtësia mund të vonojë, por kërkimi i saj nuk duhet të ndalet”, ka shkruar Nagavci në Facebook, duke shtuar se hetimet po vijojnë me synimin për të zbardhur tërësisht rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të të dyshuarve.


Shtuar më 27.09.2026 15:53

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom