Mujka paralajmëron vijimin e aksioneve kundër ndërtimeve pa leje pas rrënimeve në Ujman

Në bregun e Liqenit të Ujmanit, në Zubin Potok, forcat e rendit asistuan gjatë shembjes së 11 banesave, të cilat u shkatërruan me anë të ekskavatorëve.

Të lidhura

None found

Sipas institucioneve përkatëse, këto objekte ishin ngritur pa leje mbi tokën që administrohet nga ndërmarrja “Ibër-Lepenc”, çka ndezi diskutime mbi të drejtat pronësore dhe juridiksionin e autoriteteve.

Faruk Mujka, drejtori ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, sqaroi për “Bota sot” se tokat e prekura janë pronë e “Ibër-Lepencit” që prej procesit të shpronësimit të kryer në vitin 1973, kur u ndërtua liqeni.

Image

Ai nënvizoi se operacionet për çlirimin e pronave të uzurpuara do të shtrihen në çdo territor ku cenohet pasuria publike, pavarësisht origjinës etnike të shkelësve.

“Këto parcela nuk janë thjesht nën administrim, por janë pronë e plotë e ‘Ibër-Lepencit’ që nga shpronësimi për liqenin në 1973. Infrastruktura jonë është kritike dhe duhet domosdoshmërisht të mbetet nën kontrollin e plotë të ndërmarrjes. Për më tepër, liqeni shërben si burim ujor për një të tretën e popullsisë së Republikës së Kosovës,” u shpreh Mujka.

Duke folur për planet e ardhshme, ai shtoi: “Aksioni për lirimin e pronave publike, në këtë rast të ‘Ibër-Lepencit’, do të vazhdojë kudo ku konstatohen uzurpime dhe ndërtime pa leje, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale.”


Shtuar 23.07.2026 15:53

matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet