Ministria e Jashtme në Izrael falenderon Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, ka shpërndarë në rrjete sociale, qëndrimin zyrtar të Kosovës në lidhje me konfliktin në Gaza.

Ndërkaq, edhe drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Izrael, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për përkrahjen.

“Faleminderit Kosovë”, shkruan Livne mbi reagimin zyrtar të Prishtinës zyrtare.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.


Shtuar 16.05.2021 16:23