Mesazhi i votuesve kundër ngërçeve politike, partitë thirren të bashkëpunojnë

Qëndrimi i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore partitë politike duhet të hyjnë në dialog për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit, po vlerësohet si hap i nevojshëm për tejkalimin e bllokadës politike në vend.

Analisti dhe politologu Fahredin Majkovci shprehet se përvoja ka dëshmuar se deklaratat politike, kur nuk pasohen nga hapa konkretë, shpesh mbeten vetëm retorikë. Sipas tij, ka ardhur koha që partitë politike të kapërcejnë pengesën e sigurimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit dhe t’i hapin rrugë funksionimit normal të institucioneve.

Të lidhura

None found

Duke komentuar mundësinë e një marrëveshjeje politike për presidentin, edhe pse vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pikërisht për shkak të mungesës së konsensusit, Majkovci thotë se sinjali i dhënë nga qytetarët duhet kuptuar me shumë vëmendje.

“Dy palë zgjedhjet e fundit, ndonëse të panevojshme, kanë përcjellë një mesazh tejet interesant nga qytetari. Zgjedhjet e para u karakterizuan me dalje të lartë në votime, ndërsa të fundit me pjesëmarrje dukshëm më të ulët. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LDK pësoi rënie të konsiderueshme të votave, ndërsa në zgjedhjet e fundit qytetari bëri që rënie të kenë edhe VV dhe PDK. Ky është një sinjal i qartë se qytetarët po lodhen nga kalkulimet politike dhe mungesa e marrëveshjeve për çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit”, deklaroi ai për ‘Bota sot’.

Sipas Majkovcit, ky mesazh duhet të kuptohet qartë nga partitë politike, të cilat duhet të gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar.

Ai pret që subjektet politike të dëshmojnë pjekuri dhe të arrijnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve, si dhe për garantimin e stabilitetit politik në vend.

I pyetur nëse partitë do të lënë mënjanë inatet politike dhe ambiciet për pushtet në favor të funksionimit të shtetit, Majkovci nënvizon se Kosovës i nevojiten urgjentisht institucione të qëndrueshme dhe funksionale.

“Ka ardhur koha që vendi të ketë institucione stabile dhe funksionale, institucione që burojnë nga përgjegjësia politike dhe nga vullneti për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Kosova ka nevojë për stabilitet politik, për vendimmarrje dhe për energji të përqendruar në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe integrime, e jo për kriza të vazhdueshme politike e zgjedhje të njëpasnjëshme”, shprehet ai.

Më tej, analisti vlerëson se interesi i shtetit duhet të vendoset mbi llogaritjet partiake.

Sipas tij, partitë politike duhet t’ia japin vendit institucionet që i duhen dhe të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Duke folur për zhvillimet që priten pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, Majkovci thotë se sprova kryesore nuk do të jetë vetëm ngritja e institucioneve, por edhe aftësia e partive për të ndërtuar komunikim dhe marrëveshje funksionale.

“Pas certifikimit të rezultateve, sfida kryesore nuk do të jetë vetëm formimi i institucioneve, por aftësia e partive politike për të ndërtuar komunikim dhe marrëveshje funksionale në interes të shtetit. Kosova tashmë ka kaluar nëpër disa procese zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër dhe qytetarët kanë dhënë sinjale të qarta se presin stabilitet”, tha ai.

Majkovci vlerëson se zgjedhjet e fundit kanë nxjerrë qartë në pah pakënaqësinë e elektoratit ndaj polarizimit politik.

Ai thekson se ulja e mbështetjes për partitë politike është dëshmi se qytetarët po i ndëshkojnë bllokadat dhe mungesën e bashkëpunimit.

“Kosova ka nevojë për një fazë të re politike, ku prioritet të jenë zhvillimi dhe interesat e qytetarëve, e jo krizat e vazhdueshme politike. Qytetari e ka dhënë mesazhin e tij. Tani radha është e politikës që ta dëgjojë”, përfundon Majkovci.


Shtuar 19.06.2026 13:51

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet