Mbi 14 mijë seanca gjyqësore në vit, Salihu: Sfidë e madhe për prokurorët e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë po ndeshet me një ngarkesë të konsiderueshme jo vetëm nga numri i madh i lëndëve dhe mungesa e prokurorëve, por edhe nga pjesëmarrja e shpeshtë në gjykime.

Të lidhura

None found

Gjatë vitit 2025, tri departamentet e saj kanë marrë pjesë në më shumë se 14 mijë seanca gjyqësore, çka sipas vlerësimeve u ka lënë pak hapësirë prokurorëve për t’iu kushtuar lëndëve të tjera.

Të hënën, zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu, prezantoi para Këshillit Prokurorial të Kosovës raportin e vitit 2025.

Salihu bëri të ditur se institucioni ka punuar me 52 prokurorë. Në departamentin për krime të rënda u bartën 633 lëndë me 2 mijë e 400 persona dhe u pranuan 469 lëndë të reja; prej tyre u zgjidhën 444 lëndë me 848 persona. Departamenti për të mitur trashëgoi 567 lëndë. Ndërsa në departamentin e përgjithshëm u bartën nga viti 2024 gjithsej 4 mijë e 160 lëndë me 11 mijë e 64 persona, kurse gjatë vitit 2025 u përfunduan 6 mijë e 689 raste. Në total, të tria departamentet mbyllën 7 mijë e 744 lëndë, në të cilat përfshihen 9 mijë e 391 persona. Ai shtoi se viti 2025 nuk mund të cilësohet i dobët, por se në vitin 2026 numri i prokurorëve është relativisht i vogël dhe duhet rritur për të forcuar efikasitetin.

Anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, e pyeti Salihun nëse njësiti për krime ekonomike dhe korrupsion duhet të vazhdojë së ekzistuari, duke marrë parasysh numrin e kufizuar të prokurorëve në raport me lëndët që ka Prishtina. Ai ngriti pyetjen nëse ia vlen të investohet në këtë njësit apo nëse nevojitet riorganizim dhe investim.

Salihu e cilësoi të rëndësishëm këtë njësit, por theksoi se kapacitetet duhet të fuqizohen. Ai kujtoi se edhe më parë ka pasur dilema për ekzistencën e njësisë, por ish-prokurori e kishte bindur Këshillin se ai është shumë i rëndësishëm për trajtimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, mendim të cilin e ndan edhe vetë. Sipas tij, aktualisht në njësit ka prokurorë të caktuar që merren vetëm me këto raste dhe, nëse njësiti nuk do të ishte, ato do të shpërndaheshin. Njësiti duhet të vazhdojë punën, por duhet të mbështetet fuqishëm nga KPK për rritjen e kapaciteteve, bashkëpunëtorëve, avancimin e njohurive dhe trajnimeve, në mënyrë që të eliminohen të gjitha dilemat.

Zëvendës kryeprokurori përmendi gjithashtu sfidën e punës jashtë orarit dhe gjatë ditëve të pushimit. Ai theksoi se Këshilli i njeh ngarkesat e kësaj prokurorie, e cila nuk ka vetëm orar administrativ 8:00–16:00. Shumica e prokurorëve vazhdojnë aktivitetin pas orës 16:00, dalin në zyrë edhe të shtunave dhe të dielave, si dhe trajtojnë lëndë edhe nga shtëpia. Sipas tij, nëse do të kufizoheshin në orarin zyrtar, nuk do të mund të përballohej ngarkesa. Ende nuk është arritur që çdo prokuror të ketë nga një bashkëpunëtor. Ai e veçoi si sfidë tjetër numrin e seancave: në departamentin për krime të rënda prokurorët kanë përfaqësuar 1 mijë e 597 seanca, në departamentin për të mitur 1 mijë e 120, ndërsa në departamentin e përgjithshëm 11 mijë e 305. Totali i seancave e kalon shifrën 14 mijë. Sipas tij, prokurorët nuk kanë asnjë ditë në dispozicion për t’u marrë me lëndët e tyre dhe për të thirrur palët, sepse kalojnë gjithë ditën në seanca, dhe kjo po e përkeqëson edhe numrin e rasteve të zgjidhura.

Anëtari Milot Krasniqi rikujtoi tensionin e mbledhjes së mëparshme me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe vuri në dukje se këtë herë atmosfera e punës ishte më e qetë. Ai tha se është fat i mirë që sot atmosfera është më e mirë dhe ka mundësi të paraqiten rezultatet e punës, ndryshe nga java e kaluar.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, nuk e komentoi këtë vërejtje. Ai u shpreh se atmosfera varet nga mënyra se si raportojnë subjektet raportuese; sot subjekti po u përgjigjet pyetjeve dhe nuk po i komenton ato. Sipas tij, subjektet e raportimit janë aty për të raportuar e jo për të parashtruar pyetje, dhe detyra e tij si kryesues është të ndërhyjë e të ruajë rendin sa herë është e nevojshme.

Më tej, Gashi kërkoi të dijë nëse udhëzimet e Prokurorisë së Apelit po zbatohen kur lëndët kthehen për rivendosje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Salihu u përgjigj se shpesh kanë marrë vendime nga Prokuroria e Apelit pa udhëzime konkrete. Ka pasur raste pa udhëzime, raste kur është kërkuar riprocedimi i dëshmitarëve dhe i të dëmtuarit dhe nuk është sqaruar qëllimi i riprocedimit, ndërsa ata kanë vlerësuar se nuk kishin çfarë të riprocedonin. Gjithashtu ka pasur rekomandim nga Prokuroria e Apelit për të ndërmarrë veprime ndaj një personi për një vendimmarrje të një institucioni me të cilin ai nuk kishte qenë fare i lidhur.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, tha se do të bëhet një skanim i gjendjes për të parë cilat argumente janë më të qëndrueshme, me qëllim që lëndët të mos kthehen dhe të shmanget “ping-pongu”, i cili po ndikon në zvarritjen e procedurës dhe në performancën e përgjithshme të prokurorive. Ai shtoi se në të ardhmen këto çështje do të trajtohen nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe argumentet do të vlerësohen në kolegjiumet e ardhshme.

Në fund, Këshilli Prokurorial i Kosovës e votoi raportin e zëvendës kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu.


Shtuar 7.09.2026 14:29

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet