Republika Dominikane ka fituar për herë të dytë titullin Miss World, falë 24-vjeçares Joheirry Mola, e cila u shpall fituese në Vietnam.
Të lidhura
None found
Kurorëzimi u zhvillua më 5 shtator në Nha Trang, gjatë finales së edicionit të 73-të të konkursit të bukurisë. Në garë morën pjesë 111 përfaqësuese nga vende të ndryshme të botës. Pas Molës u rendit Elisabeth Reynés nga Spanja, ndërsa vendin e tretë e zuri Taanusiya Chetty nga Malajzia.

Fitorja e mëparshme e Republikës Dominikane në këtë kompeticion daton në vitin 1982, kur kurorën e kishte fituar Mariasela Álvarez.
Joheirry Mola ka një profil të larmishëm profesional: ajo punon si modele, gazetare dhe mësuese e letërsisë dhe studimeve shoqërore. Gjithashtu, ka përfunduar studimet në Menaxhim dhe Administrim Biznesi.
Paralelisht me angazhimet e saj profesionale, Mola drejton një projekt social që u kushtohet fëmijëve dhe të rinjve nga komunitetet vulnerabël. Përmes nismës “Zërat e së Nesërmes”, ajo synon të përmirësojë mundësitë e të rinjve për të mësuar gjuhën angleze dhe për të përfituar nga arsimi.

Gjatë pyetjes finale, ku u kërkua të shpjegonte se si do ta shfrytëzonte titullin Miss World, Mola vuri sërish theksin te arsimi dhe ndihma për të rinjtë në nevojë.
Me triumfin e saj, Joheirry Mola pason në fron Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda, Miss World 2025.
