Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonsi ka deklaruar se e përkrah luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë të drejtë.
“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes në detyrë.
Marshi u zhvillua ditën e sotme në Prishtinë.
