LVV-ja sqaron ndryshimin e qëndrimit për Çitakun dhe Shalën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Të lidhura

None found

Teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës, Kryeziu-Hyseni shpjegoi përse LVV-ja ka ndryshuar qëndrimin lidhur me votimin e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës për postet e nënkryetarëve.

Ajo tha se shpreson që partitë opozitare ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë.

“Shpresoj që partitë opozitare ta ndryshojnë qëndrimin dhe të ecim përpara me konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar njësoj si gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës së krijuar nga bllokada e vazhdueshme e këtyre partive opozitare. Shpresoj që deputetët të jenë sot të pranishëm në seancë. Në fund të fundit, aktgjykimi e përcakton si obligim pjesëmarrjen e tyre në votim, në mënyrë që ta konstituojmë Kuvendin dhe të vazhdojmë me proceset e tjera”, deklaroi ajo.

Sipas saj, në grupin parlamentar të LVV-së janë zhvilluar diskutime për emrat e propozuar nga dy partitë politike. Pas këtyre diskutimeve, kryesia e LVV-së ka vendosur t’i mbështesë të dy kandidatët, me synimin që bllokada të mos vijojë.


Shtuar 13.09.2026 10:19

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis