Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës “Liria ka Emër”, u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë që të zhvillojnë një takim të përbashkët urgjent.
Të lidhura
None found
Ai ka propozuar që mbledhja të ketë vetëm një çështje në rendin e ditës: ofrimin e mbështetjes institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe garantimin e fondeve të nevojshme për mbrojtjen juridike.
Tasholli tha se deklaratat nuk janë më të mjaftueshme dhe se tani kërkohen veprime konkrete, pasi koha në dispozicion është e shkurtër. Sipas tij, nuk duhet të ketë më lojëra politike të lidhura me interesat elektorale, por bashkëpunim dhe seriozitet të plotë.
Ai rikujtoi gjithashtu deklaratën e miratuar në Shqipëri për Kosovën, si dhe kërkesën e Elisa Spiropalit për krijimin e një fondi të përbashkët për mbrojtjen.
“Për këtë arsye, kërkojmë që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë të thërrasin sa më shpejt një mbledhje të përbashkët, me një pikë të vetme në rendin e ditës: mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike”, u shpreh Tasholli.
