LDK kërkon hetim nga Prokuroria dhe paralajmëron masa disiplinore për presion ndaj delegatëve

Pas publikimit të pamjeve që pretendojnë se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion mbi një delegat të LDK-së, përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar me ashpërsi.

Partia e ka dënuar me forcë çdo lloj presioni, shantazhi apo kërcënimi ndaj delegatëve të Kuvendit të saj, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm që cenon thelbin e proceseve demokratike.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar, LDK bëri të ditur se do të nisin pa vonesë procedurat disiplinore dhe masat statutare ndaj të gjithë anëtarëve që dalin të përfshirë në këtë rast, pavarësisht nga pozita apo funksioni që mbajnë.

Njëkohësisht, LDK i është drejtuar Prokurorisë me kërkesën për të filluar hetimet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes dhe të vendosen përgjegjësitë ligjore, duke nënvizuar se nuk do të tolerohet asnjë veprim që prek lirinë e votës dhe integritetin e proceseve të brendshme demokratike.


Shtuar 29.07.2026 10:43

Tags: ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom