Ky është 22-vjeçari nga Vushtria që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 22-vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Indeksonline, mëson se 22-vjeçari që vdiq është Endrit Krasniqi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘’Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22-vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Shtuar 7.10.2024 11:13