Ambasadori i sapopërcaktuar i Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, u prit në një takim mirëseardhjeje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i dëshiroi punë të suksesshme në funksionin e tij të ri diplomatik.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, shefi i ekzekutivit kosovar nënvizoi se lidhjet mes dy vendeve janë thelluar përmes veprimeve të prekshme në fushat e sigurisë dhe drejtësisë – që nga bashkëpunimi në sektorin e industrisë së mbrojtjes deri te marrëveshja për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështje penale.
Palët shkëmbyen mendime edhe për planet dhe rrugët se si ky partneritet mund të shtrihet më tej në fushat e infrastrukturës dhe të energjisë, ku ekziston potencial për investime nga Belgjika dhe për nisma të përbashkëta, me rolin e mërgatës si lidhje mes dy vendeve.
Një tjetër temë e takimit ishte përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si edhe përparësitë demokratike dhe zhvillimi ekonomik i vendit.





