Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se pret që marrëveshja e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit të zbatohet me sukses.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se sot do të zhvillohet edhe një mbledhje e brendshme e VV-së, ndërsa nuk komentoi qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, i cili u shpreh kundër marrëveshjes.
“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti, raporton KosovaPress.
Ndërkohë, LDK-ja zhvilloi sot një mbledhje, gjatë së cilës marrëveshja e arritur një ditë më parë u miratua unanimisht.
