Kurti për gazetarin francez: Kosova nuk pranon një Republikë Srpska të re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përsëritur kundërshtimin ndaj krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas modelit të kërkuar nga Beogradi. Ai paralajmëroi se një organizim i tillë mund të rrezikojë funksionalitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste në podcastin gjeopolitik “Quartier Général”, Kurti tha se nuk e kundërshton bashkëpunimin mes komunave. Megjithatë, sipas tij, çdo mekanizëm i kësaj natyre duhet të veprojë në përputhje me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të ketë si qëllim përmirësimin e shërbimeve publike.

Të lidhura

None found

“Ne tashmë e kemi një asociacion të komunave. Por ajo që Serbia e quan asociacion, në të vërtetë nuk është për komunitetin serb, por kundër pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se Prishtina kërkon fqinjësi të mirë dhe normalizim të plotë të raporteve me Serbinë, por që ky proces të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.

Asociacioni përbën një prej pikave kryesore të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Beogradi ka këmbëngulur vazhdimisht për themelimin e tij, ndërsa Prishtina nuk ka pranuar që ky mekanizëm të ketë kompetenca ekzekutive.

Kurti përmendi gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015, sipas të cilit parimet e përcaktuara në atë kohë për Asociacionin nuk përputheshin plotësisht me Kushtetutën.

Sipas kryeministrit në detyrë, çështja nuk lidhet me komunitetin serb që jeton në Kosovë, por me qasjen politike të Beogradit. Ai e akuzoi këtë të fundit për një “nxitje hegjemoniste” dhe për refuzimin e realitetit se serbët mund të jetojnë si pakicë në shtete të tjera.

Prej vitesh, Prishtina ka bërë të qartë se nuk do të pajtohet me një strukturë që mund të fitojë kompetenca të ngjashme me ato të Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Një model i tillë konsiderohet rrezik për shtetësinë e Kosovës dhe funksionimin e institucioneve të saj.

Ndërkohë, Beogradi e sheh themelimin e Asociacionit si një ndër detyrimet kryesore që Prishtina duhet të përmbushë në bazë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo temë mbetet një nga pengesat kryesore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Shtuar 3.09.2026 11:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis