Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë do të rritet. Ai e bëri këtë zotim në mbledhjen e ekzekutivit të zhvilluar pasditen e sotme.
Gjatë diskutimit për ndarjet buxhetore, në kuadër të miratimit të buxhetit për vitin 2027, Kurti tha se është parashikuar një linjë e veçantë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Sipas tij, mbështetja për katër ish-udhëheqësit do të shtohet në përputhje me kërkesën e ekipeve mbrojtëse. Për angazhimin dhe mbështetjen e mëtejshme, Kurti tha se pritet strategjia e grupit punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.








