Pas përfundimit të takimit me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, foli para mediave.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se marrëveshja politike me LDK-në vazhdon të jetë e vlefshme, megjithatë situata është komplikuar pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk pranojnë ta votojnë Bedri Sejdiun.
Kurti u shpreh se ka besim te qëllimet e sinqerta të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Marrëveshja politike mbetet e vlefshme, por përballemi me një rrethanë të re që duhet ta trajtojmë. Besoj te vullneti i sinqertë i Lumir Abdixhikut, si dhe te vullneti i qytetarëve për të mos shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet e katërta brenda 2 vjetësh po paraqesin kërcënim”, deklaroi ai.
