Kosova nga 30 gushti nën masa të rrepta anti-Covid, me çfarë duhet të pajiseni për të udhëtuar drejt saj?

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë detaje mbi masat e reja anti-Copbif që kanë hyrë në fuqi në Kosovë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen;

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me
autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18 vjec.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.


Shtuar 29.08.2021 18:30