Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, do ta presë sot në takim Benjamin Haddad, ministrin e deleguar për Evropën të Republikës së Francës.
Të lidhura
None found
Takimi është parashikuar të nisë në orën 09:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.
Vizita e ministrit Haddad pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës.
Gjatë takimit do të diskutohen gjithashtu zhvillimet aktuale dhe proceset e integrimit evropian.
Vijon…
