Kartoni i kuq, Xhaka: Kam parë ndërhyrje më të rrezikshme që nuk janë dhënë as faull

Granit Xhaka vazhdon të besojë se kartoni i kuq ndaj Manchester City-t ishte i padrejtë dhe se ishte i befasuar nga vendimi i gjyqtarit.

Mesfushori i Arsenalit u ndëshkua në ndeshjen e së shtunës kundër City pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Joao Cancelo.

Ai u ndëshkua me karton direkt të kuq nga gjyqtari duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë të cilën “Gunners” në fund e humbën me rezultat 5-0.

Duke folur për agjencinë zvicerane të lajmeve ‘Keystone-SDA’, Xhaka sugjeroi se ishte i tronditur nga largimi me të kuq.

Ai tha: “Për kartonin e kuq: i befasuar brutalisht! Në Premier League njerëzit shpesh flasin për forcën angleze.

“Unë godita topin 100 përqind dhe mora një karton të kuq. Fotografitë nuk u kontrolluan nga VAR. Unë kam parë ndërhyrje më të ashpra që as nuk u vlerësuan si faull”, ka theksuar zvicerani.

Xhaka dhe Arsenali e kanë nisur sezonin e Premier Ligës në formë të vështirë. Ata janë mundur nga Brentford, Chelsea dhe City, duke mos shënuar asnjë gol në këtë proces, gjersa e kanë mposhtur West Brom në raundin e dytë të Kupës Carabao me rezultat 6-0.


Shtuar 2.09.2021 11:24