Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë të pandryshuar masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve” ndaj ish-zyrtares së lartë.
Balluku kërkoi shfuqizimin e kësaj mase me argumentin se ajo nuk ushtron më funksione shtetërore dhe, për rrjedhojë, pezullimi nuk prodhonte efekt. Kolegji Penal, megjithatë, vendosi mospranimin e rekursit.
Të lidhura
None found
Ish-zëvendëskryeministrja ndodhet nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Ndaj saj vazhdon të jetë aktive edhe masa që e ndalon të largohet jashtë vendit.
Ndërkohë, maxhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e lejes për arrestimin e ish-ministres.
